Shkarkimi nga përgjegjësia mbi përmbajtjen për të rritur - Lutemi lexoni me kujdes sa më poshtë JU DUHET TË BINI DAKORD ME SA MË POSHTË VIJON PËRPARA SE TË HYNI DHE/OSE TË PËRDORNI WEB-in/WAP-in

1.Kjo hapësirë në faqen eaglezone dhe/ose wap.eaglezone.al (që këtu e në vijim do të quhet Web/Wap) mund të ketë një përmbajtje e cila i drejtohet ekskluzivisht të rriturve, që përfshin por nuk kufizohet vetëm te lakuriqësia ose seksualiteti.

2.Asnjë person nën moshën 18 vjeç (apo nën moshën e zotësisë për të vepruar sipas legjislacionit të vendit nga ku aksesohet) nuk duhet të aksesojë në Web/Wap.

3.Nëse nuk keni mbushur ende 18 vjeç, apo nëse aksesoni në këtë Web/Wap nga çdo vend ku materiali i përmbajtur në të, është i ndaluar apo i paligjshëm, jeni të lutur të largoheni menjëherë pasi nuk lejoheni të përdorni këtë Web/Wap. Pavarësisht sa më sipër, në rast se të miturit aksesojnë/përdorin përmbajtjen/shërbimet e sipërmendura, Eagle Mobile nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie në lidhje me këtë.

4.I tërheqim vëmendjen prindërve dhe kujdestarëve ligjore për rëndësinë e mbikqyrjes së të miturve gjatë përdorimit të Web-it/Wap-it dhe përgjegjësinë e tyre për veprimet e të miturve të cilët aksesojnë/përdorin këtë Web/Wap.

5.Unë deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se jam mbi 18 vjeç, dhe se kam të drejtën ligjore të zotëroj materiale për të rritur në komunitetin tim.

6.Unë nuk do të lejoj asnjë person nën moshën 18 vjeç të ketë akses në ndonjë nga materialet e ndodhura në këtë Web/Wap.

7.Unë jam në dijeni të ligjeve që rregullojne shikimin apo posedimin e materialeve për të rritur të përcaktuara sipas legjislacionit vendas.

8. Unë jam dakort që përgjegjesia mbi përmbajtjen editoriale dhe/ose përmbajtja e faqeve të reklamuesit/reklamuesve nuk pasqyron domosdoshmërisht opinionet e Eagle Mobile.

9.Me vullnetin tim po zgjedh të hyj në këtë Web/Wap sepse dua të shoh, përdor, lexoj dhe/ose dëgjoj materialet e ndryshme që janë në dispozicion. Imazhet nudo të të rriturve, të rriturit që kryejnë akte seksuale, ose materialet e tjera me natyrë seksuale nuk më duken fyese ose të dënueshme.

10.Në rast se në ndonjë mënyrë do të ndihem i/e ofenduar nga karakteri seksual i ndonjë materiali, do të dal menjëherë nga ky Web/Wap.

11.Unë i kuptoj dhe jam dakord me standartet dhe ligjet e komunitetit tim. Duke loguar dhe duke parë çdo hapësire të këtij Web-i/Wap-i, jam dakord dhe nuk do të ngarkoj me asnjë lloj përgjegjësie dhe detyrimi zotëruesit e Web-it/Wap-it dhe/ose punonjësit e tyre për çdo material të ndodhur në Web/Wap.

12.I gjithë Web-i/Wap-i i eaglezone, duke përfshire kodet, imazhet, logot dhe emrat e tij është i mbrojtur nga e drejta e autorit, dhe çdo cënim i të drejtës së autorit do të ndiqet penalisht sipas të gjithave parashikimeve ligjore. Krijuesit e kësaj faqeje Interneti së bashku me shërbimet e ofruara nuk ngarkohen me asnjë lloj përgjegjësie në rast se unë shkel të drejtat e autorit sa më sipër.

Kliko ”Pranoj” për të treguar se jeni dakord dhe pranoni këto terma dhe kushte dhe dëshironi të hyni në Seksionin e Shërbimeve për të Rritur të këtij Web-i/Wap-i.

Nëse nuk jeni dakord me këto terma dhe kushte, kliko “Nuk pranoj” për të kaluar sërish tek faqja e parë.